Dita e Europës dhe Eurobabiloni

Mr.Sci. Saad R. Gashi

Unioni Europian është një kreaturë pagane si me simbole ashtu edhe me qëllime.

Ndërtesa e Parlamentit Europian në Strazburg, është dizajnuar sipas pikturës së piktorit flaman Pieter Brueghel i Vjetri. Ai këtë pikturë të Kullës së Babilonit e ka bërë në v. 1563. Aty gjendet një sllogan: “Shumë gjuhë e një zë”.

Mesazhi i kësaj ndërtese është që duhet krijohet edhe një Babilon i dytë. Prandaj edhe disa këtë ndërtesë e quajnë Eurobabilon.

Kjo kullë e cila është e mbushur me simbole okulte (këtu nuk mund të përmenden për mos ta ngarkuar tekstin) paraqet rebelim ndaj Allahut xh.sh. të cilin e organizoi Nemrudi kunder profetit Ibrahim. Nemrudi mbreti tiran i kishte shpallur luftë “Zotit të Ibrahimit”

Të përkujtojmë, pasiqë ky Tiran kishte përgatitur ushtrinë për “luftë me Allahun”, në horizontë ishte shfaqur një re me mushkonja, të cilat menjëher e shkatërruan të tërë ushtrinë, në atë mënyrë duke iu thithur gjakun dhe mishin , duke iu lënë vetëm eshtrat. Një mushkonjë Allahu e kishte urdhëruar që përmes hundës dhe kafkës të depërton në trurin e Nemrudit. Kjo i shkaktonte dhimbje të tmershme gjer në atë masë sa që ai merrte një shufër të metalt dhe e godiste veten. Në këtë mënyrë kishte përfunduar ky diktator rrugën për xhehenem.

Në realitet ky duhet të jet mesazhi për të gjithë ata që “luftojnë Zotin”.

Nga: Mr.sci. Saad R. Gashi