Dita e Ringjalljes, një ditë e mrekullueshme!

Korab Hajraj

Dita e Ringjalljes nuk është aq e frikshme sa e imagjinojnë disa, mirëpo do të jetë një ditë e mrekullueshme dhe e bukur për ata që ndoqën besën e dhënë Allahut dhe punuan për atë ditë.
“Ata nuk do t’i brengosë tmerri më i madh…” El-Enbija 103.
Do të jetë një ditë e mrekullueshme kur të ringjallesh dhe të shohësh engjëjt që presin të të përshëndesin.
“…Dhe engjëjt do t’i presin (duke u thënë): Kjo është dita juaj e premtuar.” El-Enbija 103.
Do të jetë një ditë e mrekullueshme kur do të lëshosh britmë gëzimi në prani të gjithë botës.
“… Ja, lexoni librin tim!” El-Hakkah 19.
Do të jetë një ditë e lumtur kur të shikoni pas jush dhe të shihni pasardhësit tuaj që ju ndjekin për të ndarë gëzimin tuaj.
“…Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhësit e tyre…” Et-Tur 21.
Do të jetë një ditë shumë e mrekullueshme kur ju ecni për herë të parë mes grupit me të cilët Allahu xh.sh. është i kënaqur dhe Profeti Muhamed a.s. ju paraprinë.
“…Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre…” Et-Tahrim 8.
Do të jetë një ditë shumë e bukur kur ju dhe familja juaj do të jeni mysafir të mirëpritur dhe do të dëgjosh një thirrje speciale për ty: hyr..
“Hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja.” Ez-Zuhruf 70.
Nuk do të mund ta fshehësh freskinë e fytyrës tënde të gëzuar kur shoqëruesi yt të jetë profeti Muhamed, Musa, Isa, Nuh dhe Ibrahim a.s.
“Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta.” En-Nisa 69.
Atje do ta kujtosh atë që keni recituar këtu.
“Si mund të jetë i njëjtë ai, që i kemi premtuar shpërblim të mirë, të cilin do ta arrijë dhe ai që i kemi dhënë kënaqësi në jetën e kësaj bote, ndërkohë që në Ditën e Kiametit, do të hidhet në zjarr.” El-Kasas 61.
Përgatituni për jetën e përjetshme!
“Ai që e don takimin me Zotin, Zoti e don takimin me të…”
Muhamedi a.s.

Nga: Hoxhë Korab Hajraj