Diversiteti është fuqi

Hoxhë Halil Avdulli

▪️Shoqëritë homogjene paraqesin kërcënim për veten dhe të tjerët, ndërkaq, shoqëritë e larmishme janë më të dobishme për veten tyre dhe njerëzimin mbarë.
▪️Ai që nuk pranon diversitetin dhe nuk pranon ekzistencën e tjetrit do të ndërtojë rreth tij mure dhe kështjella që do të shemben një ditë mbi kokën e tij, pasi që gjithë barrierat që do t‘i ndërtojë do të shemben, pavarësisht nga preteksti i ruajtjes së origjinalitetit, zakoneve dhe traditave.
▪️Diversiteti krijon shoqëri të mëdha, pasi zgjëron përceptimin, gjeneron ide, ndez entuziazëm, forcon vendosmërinë dhe stimulon krijimtarinë.
Një ndër arsyet e triumfit të qytetërimi evropian sot është mbështetja e tij në diversitet.
▪️Profetët – paqja qoftë mbi ta – ishin të parët që u kujdesën për shumëllojshmërinë. I Dërguari ynë Muhamed alejhi selam, u sigurua që në tubimet e tij të merrnin pjesë grat krahas burrave, njerëzit me ngjyrë paralel me të bardhët, persiane bashkë me arabët, si dhe skllavët para zotërive të tyre.
Dhënia e përparësi një grupi mbi grupin tjetër krijon rrezik dhe problem, diversitet ju krijon të gjithëve siguri.
▪️Baza e civilizimeve të mëdha ka qenë shumësia dhe diversiteti, Përandoria Osmane ishte njëri nga shembujt më të mirë në këtë drejtim.
▪️Asnjëherë nuk duhet t’i përgjithësojmë mendimet tona mbi të tjerët, është e shëndetshme të ju lejojmë njerëzve të mos pajtohen me ne, përkundrazi të përpiqemi të arrijmë një konkluzion të përbashkët me ta.
Racizmi herët a vonë do t’i shkatërroj shoqëritë, prandaj duhet të luftohet pa kompromisë.

Nga: Hoxhë Halil Avdulli