Do të jem tradhtar, nëse hesht – Shejkh Gazali përpara gjykatës..!

Shejkh Muhamed El-Gazali (r.a)

Shejkh Muhamed El-Gazali thotë:
Më thirri gjykata dhe shkova i hidhëruar, sepse konfiskimi i librit, ishte diçka e shumë rëndë për mua, por edhe humbja letrare dhe materiale ishte e madhe!
Pastaj, puna ime në Ministri, kishte tërhequr vëmendjen, ndërkohë që armiqtë rrinin në pritë.
Ndoshta do të thonin: Ka shfrytëzuar postin fetar për të turbulluar sigurinë kombëtare!
Qëndrova përpara gjykatës, ndërkohë që kryetari i saj ishte një kancelar, i ndershëm dhe trim:
Më tha: Ti je autori i librit “Kefahud-Din” (Përplasja fetare)?
I thashë: Po
– Tha: A nuk e ke vënë re, se në të ka kapituj dhe tema nxitëse?
– I thashë: E rëndësishme është, që gjykata të bindet për vërtetësinë e asaj që është thënë, dhe nëse ajo që kam thënë vërtetohet se është e saktë, atëherë skam përse të qortohem për vërtetësinë e saj!
– Tha: Mund të jetë fjala e vërtetë, por jo çdo gjë, që dihet thuhet. Ndoshta përmendja e tyre është irrituese dhe ne kemi nevojë për qetësi!
– I thashë: Unë kam sjellë numrin e xhamive, që janë shembur vetëm në Kajro, në mënyrë që të ndalohet ky shkatërrim i shtëpive të Allahut. Kam përmendur, se vetëm në Egjiptin e ri janë 34 kisha dhe 7 xhami, vetëm kaq!
Duke ditur, se përqindja e myslimanëve është tepër lartë, ndërsa përqindja e kobtëve është më pak se 10 për qind.
Kështu që, a kam gabuar në numra?
Unë i kam nxjerrë këto të dhëna nga Bashkia e Kajros, viti 1957.
Profesori kancelar tha: Unë nuk kam se si t’i quaj gabim këto numra, që ke përmendur, por ajo që është e frikshme, është mënyra se si i ke prezantuar, ato shkaktojnë konfuzion!
– I thashë: Z. kancelar, nëse një njeri duke ecur rrugës, shikon një hajdut duke thyer derën e dyqanit, që do të vjedhë dhe me veten e tij thotë: Nëse do të përpiqem ta ndaloj, ndoshta do të më lëndojë, kështu që e lë dhe largohet prej tij!
Ky njeri, në një mënyrë apo një tjetër, ndoshta mund të justifikohet për mos trimërinë e tij!
Por, çfarë mund të thuash, nëse ai që e braktis hajdutin dhe ia sjell shpinën është prej policëve?!
Ai, pa dyshim, konsiderohet tradhtar, sepse detyra e tij është të ruajë sigurinë!
– Profesori kancelar tha: Kjo është e vërtetë!
– I thashë: Kështu që, unë – në detyrën time zyrtare – jam ruajtës i sigurisë, do të jem tradhtar, nëse hesht për shkatërrimin e xhamive, apo të mbizotërimit të të tjerave ndaj tyre!
(Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri “Kissatul-hajat” (Tregimi i jetës)

Nga: Lavdrim Hamja