Dogana e Kosovës në aksion, konfiskon dhjetëra aparate të lojrave të fatit

Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e doganës gjatë javës së fundit kanë organizuar një aksion të gjerë në dy qytete respektivisht në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Gjatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale. Njësit e doganës kanë ushtruara kontrolle në të gjitha lokacionet duke përshtatur edhe kohën e kontrolleve me oraret e punës pasi një pjesë e tyre i mbajnë mbyllur lokalet gjatë ditës.

Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe Racing Dogs, rezultate si në vijim:

* Kontrolle të ushtruara 20

* Të gjetura lojëra ilegale në 9 lokacione

* Aparate të konfiskuara 50

* Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25

* Lokale të mbyllura 2

Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.