Ballina Artikuj Dr. Bashkim Aliu — njeri i dijes dhe i pendës

Dr. Bashkim Aliu — njeri i dijes dhe i pendës

Hoxhë Korab Hajraj

Dr. Bashkim Aliu është një figurë e rrallë në hapësirën tonë intelektuale — një njeri i dijes dhe i pendës që i ka dhuruar bibliotekës shqipe një thesar librash autorialë, përkthimesh e kontributesh të çmuara. Çdo shtet normal do ta kishte për nder të kishte në mesin e vet njerëz të kalibrit të tij.
Sulmet e ulëta që po i drejtohen këto ditë nuk arrijnë ta zbrapsin atë. Lisat e mëdhenj i rrahin erërat, por janë të ngulitur thellë dhe nuk shkulen dot. Ata që përpiqen ta baltosin një figurë të tillë nuk janë gjë tjetër veçse shpirtra të shitur që nuk e njohin vlerën e dijes.
Dr. Bashkim, vazhdoni e mos u ndalni! Me ju është e vërteta dhe e drejta — e Zotit, e popullit dhe e gjithë njerëzve të lirë.
“Duan ta shuajnë driten e Allahut me gojët e tyre, por Allahu e plotëson dritën e Vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Es-Saff,Kuran)

Dr. Bashkim Aliu