Drejtori sportiv i Werder Bremen mahnitet me Milot Rashicën

Milot Rashica është shndërruar në futbollistin më të rëndësishëm te Werder Bremen.

Mesfushori kosovar që po luan si sulmues te ekipi gjerman, sivjet ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje në Bundesligë.

Goli i fundit kundër Bayer Leverkusen e ka mahnitur drejtorin sportiv Frank Baumann.

“Mënyra se si ai e goditi topin tregon klasin e tij. Kur e ke parasysh që ai shënoi me këmbën e tij të majtë, të cilën e ka më të dobët se të djathtën, kjo do të thotë se Miloti ka kualitet të lartë” deklaroi Baumann.