Drejtpërdrejt nga selia e NATO-s, Maqedonia ulet ne tryezë me vendet anëtare (video)

Ambasadorët e 29 vendeve anëtare të NATO Aleancës sot në selinë e NATO-së nënshkruan Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Me këtë rast sekretari gjeneral i NATO-së Jens Stoltenberg deklaroi se ky është një moment historik për vendin dhe se kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë treguar guxim të madh me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, me çka kanë dhënë kontribut të madh të stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të Protokollit. Secili shtet anëtarë i NATO-së veç e veç nënshkruan Protokollin, ndërsa shteti i parë që nënshkroi ishte Republika e Shqipërisë.

Ceremonia e nënshkrimit të Protokollit përcillet me vëmendje të madhe edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, prezent në sallën e Qeverisë është edhe zv. ministri i jashtëm Andrej Zhernovski dhe një numër i madh i gazetarëve. Pas nënshkrimit të Protokollit pritet të mbahet edhe një konferencë për shtyp e zëdhënësve të Qeverisë, Mile Boshnjakovski dhe Muhamet Hoxha.