Driton Kuka: Xhudistët serb bënë një gjest të turpshëm

Në Kampionatin Ballkanik të Xhudos i mbajtur në Shkup, Përfaqësuesja e Kosovës fitoi gjashtë medalje, me në krye Loriana Kukën dhe Distria Krasniqin.

Por, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ndodhi një gjë e turpshme. E këtë e shpjegon më së miri trajneri Driton Kuka.

Ai përmes rrjeteve sociale ka treguar se si dy garuese nga Serbia, nuk e respektuan intonimnin e himnit të Kosovës duke u larguar nga podiumi.

“Ceremonia e ndarjes së çmimeve ishte josportive, garuesit nga shteti fqinj nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimnit të himnit”, ka shkruar Kuka.