1 – Ummu Seleme transmeton se kur Profeti (a.s) dilte nga shtëpia ka pasë thënë:
باسْمِ اللَّهِ تَوَكَّلْتُ على اللَّهِ، اللَّهُمَّ إني أَعُوذُ بِكَ أنْ أضِلَّ أَوْ أُضَلَّ، أوْ أزِلَّ أَوْ أُزَلَّ، أَوْ أظْلِمَ أَوْ أُظْلَمَ، أوْ أجْهَلَ أَوْ يُجْهَلَ عليَّ
Transkriptimi: “Bismilahi teuekkeltu alell llahi, Allahumme inni eudhu bike en dil-le eu udal-le, eu ezil-le eu uzel-le, eu adhlime eu udhleme, eu exh’hele eu juxh’hele alejje.”
Përkthimi: “Me emrin e Allahut! Allahut i jam mbështetur. O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos humbas rrugën e drejtë dhe as të mos i çoj të tjerët në humbje; që të mos gaboj dhe as të mos më bëjnë të gaboj; që të mos i bëj padrejtësi askujt dhe as të mos më bëhet padrejtësi; që të mos sillem me padituri ndaj askujt dhe as të mos sillen të tjerët me padituri ndaj meje.”[1]
2 – Enesi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush thotë, kur del nga shtëpia e tij … atij i thuhet: “Je mbrojtur, je ruajtur dhe je udhëzuar”, dhe shejtani largohet prej tij.”[2]
Ebu Davudi ka shtuar në transmetimin e tij: “Atëherë shejtani i thotë një shejtani tjetër: “Çfarë mund të bësh ti me një njeri që është udhëzuar, i është plotësuar nevoja dhe është mbrojtur?”
“باسْمِ اللَّهِ، تَوَكَّلْتُ على اللَّهِ، وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَاّ باللَّهِ”
Transkriptimi: ”Bismilah, teuekkeltu alell llah, ue la haule ue la kuuete il-la bil lahi.”
Përkthimi: “Me emrin e Allahut! Allahut i jam mbështetur. Nuk ka ndryshim gjendjeje dhe as fuqi përveçse me Allahun”
3 – Ebu Hurerja (r.a) transmeton se kur Profeti (a.s) dilte nga shtëpia ka pasë thënë:
“بِسْمِ الله، التُّكْلانُ على الله، لا حَوْلَ وَلا قُوَّةَ إِلَاّ باللَّهِ”
Transkpritimi: “Bismilahi, Et tuklanu alell llahi, ue la haule ue la kuuete il-la bil lahi.”
Përkthimi: “Me emrin e Allahut, mbështetja (jonë) është tek Allahu, nuk ka ndryshim gjendjeje dhe as fuqi përveçse me Allahun.”[3]
Autor: Imam Neveviu
Transkriptoi dhe përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com
[1] – Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Nesaiu. Hadithi është Sahih.
[2] – Tirmidhiu.
[3] – Ibn Maxheh.





