Sepse na vendos përballë një të vërtete që shpesh nuk duam ta pranojmë: njeriu mund të bëhet pengesa më e madhe për t’u njohur e vërteta që pretendon se e përfaqëson.
Një nga padrejtësitë më të mëdha që mund t’i bëhet një mesazhi të shenjtë është të pretendohet se përfaqësohet ai, ndërkohë që me sjellje mohohet ajo që ai mëson.
Sigurisht, asnjë mysliman nuk është përfaqësues i përsosur i Islamit. Por kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim për të mos e shqyrtuar veten. Përkundrazi, sa më shumë që flasim për fenë, aq më e madhe duhet të jetë përgjegjësia jonë që ta mishërojmë atë në sjellje.
Sepse njerëzit nuk e njohin fenë tonë vetëm nga ajo që u themi, por edhe nga ajo që u bëjmë.
Dhe pyetja që duhet të na shqetësojë është kjo: A po i afrojmë njerëzit me Islamin përmes moralit tonë, apo po i largojmë prej tij me sjelljen tonë?
Nga: Hoxhë Halil Avdulli









