“Duhen përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-BE”

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, tha se këtë vit duhet të jepet përpjekje për normalizimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Borisov, mbajti një fjalim në inaugurimin e Kishës së Shën Stefanit në Stamboll, që njihet si Kisha e Hekurt.

Ai tregoi se i kanë kërkuar presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mbështetje për rivitalizimin e kishës dhe se Erdoğan ka mbajtur fjalën.

Borisov duke rikujtuar se vendi i tij nga 1 janari ka marrë kryesimin e BE-së, tha se Bullgaria gjithmonë dëshiron të krijojë marrëdhënie të përkryera edhe me botën Islame edhe me atë krishtere. “Megjithatë, ne mund ta luftojmë këtë të keqe së bashku, këtë mund ta bëjmë nëpërmjet shkëmbimit të informacionit”, tha Borisov duke shtuar se terrorizmi është gjithkund.

Kryeministri bullgar më tej tha se fati ka bërë që të jetojnë së bashku gjeografikisht dhe politikisht. “Sofja dhe Stambolli janë me të vërtetë shembuj të lakmueshëm të tolerancës etnike. Në Sofje në një sipërfaqe prej 1 kilometër katror gjendet kishë katolike, sinagogë dhe xhami. Të gjithë jetojmë në paqe dhe qetësi”, tha Borisov.

Borisov ditën e sotme duke e përcaktuar si ditë “me kuptim simbolik të madh” dhe “Një sinjal kundrejt Evropës”, tha se “Parashtrohet pyetja nëse presidenca e Bullgarisë në BE fillon nga Turqia?”.

“Turqia është një shtet i madh dhe është fqinji më i madh i Evropës. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi. E ndjekim me një interes të madh takimin e presidentit Erdoğan me Macron, jemi duke ndjekur edhe kontaktet e ministrit të Jashtëm. Në vitin 2018 duhet të japim përpjekje për normalizimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe BE-së”, u shpreh Borisov duke shtuar se vendi i tij do të mundohet sa më shumë të kontribuojë në këtë çështje.