Duhet larë fytyra në dush apo jo? Ekspertët janë të prerë për përgjigjen

Pastrimi i lëkurës, në dukje një proces tejet i lehtë është më i komplikuar nga sa shumë njerëz mendojnë. Duke filluar nga temperature e ujit, aplikimi i soliucionit larës e deri tek fshirja e lëkurës duket se çdo hap ka një kleçkë.

Uji i ngrohtë në lëkurë të jep një ndjesi çlodhjeje , por fytyra në ndryshim nga pjesët e tjera të trupit më shumë dëmtohet sesa përfiton nga uji i ngrohtë.

Epiderma në këtë zonë është tejet delikate dhe uji i ngrohtë nuk bën asgjë veçse dehidraton në nivel qelizor lëkurë, than yndyrën natyrale përgjegjëse për shkëlqimin e lëkurës dhe e lë atë të thatë dhe të plasaritur.

Sipas Charlotte Cho, estetiste e licensuar dhe themeluese e Soko Glam uji i nxehtë shkatërron barrierat të lëkurës duke e lënë atë të pambrojtur ndaj agjentëve të jashtëm. Në vend të kësaj, ajo rekomandon larjen e fytyrës në lavaman e shmangien e ujit të nxehtë apo shkumës së shampos në fytyrë gjatë kohës që laheni dush.