A duhet t’i gëzohem “shenjtërimit” të Gonxhe Bojaxhiut ?!

Mr: Rijad Imeri

Fillimisht për ta qartësuar shkrimin tim për ata që kanë komplekse të rënda psikologjike dhe ideologjike, ky shkrim i imi nuk ka të bëjë me misionin e saj dhe jetën e saj në Kalkuta, andaj ju kisha lutur që ta mbani për veten tuaj humanizmin e saj të cilin e zhvilloi në një Tepull hindus në Kalkuta ku ishte i vendosur ” zoti i vuajtjeve” e që pastaj Gonxheja shqiptare e shndërroi në një vendstrehim apo ‘ Spital ‘ i cili as kushtet minimale të një shtëpie shëndeti nuk i posedonte, me gjitha fondet multimiliardëshe që derdheshin në konton e saj, kurse Gonxheja i arsyetonte këto kushte ekstrem të dobëta ” me shijimin e vuajtjes nga i sëmuari, sepse vuajtja i shlyen mëkatet dhe të bën të mëshirohesh me zotin Jezus “, duke mos e cekur mangësin profesionale dhe përdorimin e një gjilpëre te më shumë se 10 pacient.

Dikush nga shqipëtarët e mi, të cilët nuk e bëjnë dallimin dot në mes ideologjisë politike dhe kombit, e as kombit dhe fesë, e as misionit fetarë dhe lëvizjes kombëtare, mund të na thotë se kjo quhet koka e humanizmit, t’i ndihmosh të tjerët edhe pse nuk i posedon kushtet elementare!!

Kjo do të ishte e vërtetë nëse miliardat e thithur anekënd botës nga vet Gonxheja të përdoreshin për të sëmurit, dhe nëse e tërë këto nuk u mjaftonte dhe nuk ua përmirësonte gjendjen e tyre do të kishte një arsyetim, por të thithen fonde në shuma marramendëse dhe të mos ketë as gjilpëra për pacient?! kjo nuk më hy në kokë!! me gjithëse me shumat e mbledhura do ta injektonte gjithë Indinë e jo vetëm kalkutën,

dhe problemi dytë që është ende më i madh se i pari është se kjo zonja të sëmurit nuk i kshillonte që të shtrihen në spitalin e vendit por i ftonte t’i shijojnë vuajtjet në ” tempullin ” e saj e që kjo në gjuhën moderne quhet ” krim “.

Por u premtova që nuk do të flasë rreth pjesës së parë të jetës së saj, por do të ndalem në tri çështje kryesore:

1. Çka do të thotë shenjtërim?

2. Si arrihet deri te shenjtërimi?

3. Kuptimi Biblik i këtij fenomeni dhe ndikimi i tij në shoqëri.

1- Në Krishterizëm kemi katër lloje të “shenjtërimit”, e ne kemi të bëjmë me llojin e katërtë të shenjtërimit i cili quhet “shenjtërim i përsosur” e çka është ky lloj shenjtërimi e sqaron William Macdonald autori i mbi 80 librave mbi bindjet krishtere, ai thotë:

“Ky aspekt i ‘shenjtërimit’ është akoma në të ardhmen për besimtarin. Kur ai të shohë Shpëtimtarin ballë për ballë, ai do të jetë përgjithmonë i ndarë mënjanë nga gjithë mëkati dhe ndyrësia. Ai do të jetë moralisht si Zoti Jezus—i shenjtëruar përsosmërisht.

Kjo është çfarë lexojmë në Kolosianeve 1:22: «Në trupin e mishit të Tij, me anë të vdekjes, që t’ju nxjerrë juve përpara vetes së Tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm».

Në atë ditë Kisha do të marrë shenjtërimin e saj përfundimtar: «Që ta nxjerrë përpara Vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme» (Efesianeve 5:27).

Pjesë të tjera përshkruajnë shenjtërimin tonë të përsosur pa e përmendur fjalën «shenjtërim». Gjoni, për shembull, thotë: «… dimë se, kur të shfaqet Ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është Ai» (1 Gjonit 3:2). Dhe Juda na kujton se Zoti ynë do të na paraqesë ne «… para lavdisë së Tij të paqortueshëm dhe me gëzim» (Juda 1:24).” (përfundon citimi).

Pra sipas tij, njeriu mund të mbushet me frymen e Perëndis e që kjo frymë reflektohet dhe kuptohet përmes mrekullive që i bën ai, e të cilat pastaj e ngritin atë në një shenjtorë, i cili bën mrekullira qoftë gjatë jetës së tij apo pas vdekjes, pasiqë ai personifikohet me Perëndinë.

2. Kjo shenjtëri arrihet përmes tri mrekullive, pra, nëse konstatohet nga komisioni i veçant se një person ka bërë më shumë se tri mrekulli ai shpallet shenjëtorë.

Po Gonxhe Bojaxhiu a thua sa mrekulli kishte?

Ajo kishte vetëm dy mrekulli, për këtë komisioni fillimisht e kishte refuzuar lumturimin e pastaj shenjtërimin e saj, por më vonë ndryshon mendjen dhe vendoset për shenjtërimin e saj.

Cilat ishin këto dy “mrekulli”?

E para ishte se ajo kishte shëruar një grua me kancer në Indi sipas pretendimit të kësaj grua, e që burri i saj e refuzoi një gjë të tillë duke thënë se ajo u shërua përmes terapisë mjeksore, kurse mjekët konstatojnë se ajo kishte një llojë ciste në barkun e saj e cila kishte plasur përmes medikamenteve dhe gruaja iu kthy jetës normale. por pasi kjo grua këmbngulte se Gonxhe Bojaxhiu e kishte shëruar atë u pranua si e tillë.

E dyta, ishte intervista e saj në BBC, me të cilën edhe u bë e famëshme, ku gjatë intervistës u hetua në prapavi se kishte disa ndriçime të çuditshme, e që teknikët e Kamerave të BBC-së e shpjeguan se kjo ndodhte për shkak të përdorimit të shiritave të rinjë të zbuluar nga firma e mirënjohur Kodak.

Dhe me këto dy “mrekulli” u mjaftua që Gonxhe Bojaxhiu të shpallet e shenjtë.

3. E treta dhe më e rëndësishmja është se ky shenjtërim sipas botëkuptimit krishter u jep leje krishterëve të i drejtohen kësaj “shenjëtore” me lutje dhe rituale sepse gjoja bën mrekullira dhe posedon fuqi mbinatyrore.

Por në kuptimin teologjikë ( hyjnorë ) drejtimi i lutjeve dikujt tjetër pos Zotit quhet politeizëm kurse formimi i një statuje dhe kryerja e ritualeve rreth saj quhet idhujtari.

Dhe një kërkim i lehtë i fjalës ” idhuj ” në Bibël na del rezultati mbi 2000 herë e përdorur kjo fjalë në këtë libër, por më e çuditshmja është se asnjëherë nuk është përdorur në kontekstin pozitivë.

Po citoj disa nga citatet biblike rreth këtij fenomeni:

” Mos iu drejtoni idhujve dhe mos bëni perëndi me metal të shkrirë. Unë jam Zoti, Perëndia
juaj.” Leviticus 19 : 4

“Nuk do të bëni idhuj, nuk do të ngrini figura të gdhendura ose ndonjë kolonë dhe nuk do të vendosni në vendin tuaj asnjë gur të stolisur me figura, me qëllim që të përuleni para tij; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.” Leviticus 26:1

” Sepse do të thonë kombet: “Ku është tani Perëndia i tyre?”.
Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.
Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.
kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin,
kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjëzë. Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre. ” Psalm 115 2-8

” Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së njeriut;
kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
kanë veshë por nuk dëgjojnë; nuk kanë frymë në gojën e tyre.
Të ngjashëm me ta janë ata që i bëjnë, kushdo që ka besim tek ata ” Psalm 135 15-18

” Kryelartësia e njeriut do të ulet dhe krenaria e njerëzve të shquar do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë.
Idhujt do të hiqen plotësisht.
Njerëzit do të hyjnë në shpellat e shkëmbinjve dhe në guvat e tokës përpara tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet.
Në këtë ditë njerëzit do t’ua hedhin minjve dhe lakuriqve të natës idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, që i kanë prodhuar për t’i adhuruar,” Isaiah 2 17-18

” Idhujt qëndrojnë drejt si një palmë dhe nuk mund të flasin; duhet t’i mbartësh, sepse nuk mund të ecin. Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe as që kanë
mundësinë të bëjnë të mirë”.
Askush nuk është i ngjashëm me ty, o Zot; ti je i madh dhe emri i yt është i madh në fuqi. ” Jeremiah 10 5-6

” Midis idhujve të kotë të njerëzve a ka vallë ndonjë që mund të sjellë shiun? Ose të japë qielli shira të bollshme? A nuk je ti pra, o Zot, Perëndia ynë? Prandaj ne shpresojmë te ti,
sepse ke bërë tërë këto gjëra. ” Jeremiah 14 22

” Çfarë dobie sjell figura e gdhendur, kur gdhendësi që e ka bërë, apo një figurë e shkrirë që të mëson gënjeshtrën, që punuesi i saj të ketë besim te puna e tij, duke fabrikuar idhuj të heshtur? ” Habakkuk 2 18

” A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni:
as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë
mbretërinë e Perëndisë.” Corithians 6 9-10

” Pra, për sa i përket të ngrënit të flive që u bëhen idhujve, ne e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka Perëndi tjetër, veç një. ” I Corithias 8 4

Këto ishin disa nga citatet e shumta biblike të cilat në njërën anë tregojnë qartazi se idhujt nuk ndihmojnë gjë, në anën tjetër tregojnë se adhurimi duhet t’i drejtohet vetëm një Zoti, dhe se idhujtarët nuk do ta trashëgojnë parajsën. E si i anashkalon këto citate filozofia kishtare ajo është diçka tjetër.

Por pasi që në vendin tonë kisha katolike me një metodë shumë mirë të planifikuar ka ngritur në çdo qoshe të kosovës nga një statujë të Goxhe Bojaxhiut dhe kjo në koordinim me elitën politike kosovare, sa që shumë heroina që sakrifikuan veten dhe familjen e tyre për këtë vend nuk e patën fatin e nderimit dhe përkushtimit si kjo misionare krishtere e cila e kaloi jetën e saj në përhapje të krishterimit në një vend ku ka vetëm 0,88 % krishter kurse hindusët përbëjnë 76.51 % dhe muslimanët 20.60 %.

Ndërsa qeveria kosovare në mënyrë modeste ia vë autostradës kryesore emrin e saj, lëshon leje për ndërtim të një katedrale në mes të prishtinës duke rrënuar shkollën që kjo të bëhet simbol i kryeqytetit, ndan buxhet mbi 300,000 euro për shenjtërimin e saj ( duke kërkuar falje për gjysmen tjetër ) shpall dite bamirësie këtë ditë dhe ministri i arsimit obligon mësimdhënësit që oren e parë t’ia kushtojnë jo humanitetit të saj por shenjtërimit të saj, të një grua me mbulesë përderisa vajzat kosovare me mbulesë nuk lihen as t’i ofrohen oborrit të shkollës, dhe vë në planprogam të ciklit të mesëm mësimorë në shkollat publike analizë të teksteve biblike nga aspekti fetarë kulturorë e letrarë.

Nga kjo shihet se në Kosovë politikani luan rolin e priftit, prifti luan rolin e politikanit dhe ky shenjtërim i pakompletuar bëhet me qëllim që ta shtrij pushtetin e vet vatikani në trojet shqiptare!

Sa do të jemi vigjilent në këto lojra, të cilat kanë tri dekada që janë planifikuar e që sipas tyre është koha që të japin frytin e tyre, mbetet të shihet në ditët të vazhdim, por ajo që është më me rëndësi është se edhe shqipëtarët tani e kanë një idhull me renome botërore ” Nëna Terezë ” apo ” Shën Tereza ”