Hapet për vizitorë Hamami i Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Hamami i Gazi Mehmed Pashës në Prizren aktualisht është i hapur për vizitorë.

Nga kjo ministri thonë se të gjithë qytetarët mund ta vizitojnë, të shohin punimet restauruese e po ashtu ekspozitën me imazhet që paraqesin procesin e punëve restauruese në Hamam.

Ekspozita është e hapur nga sot deri me datën 5 prill 2024.