Duke ndodhur në Gaza

Joumana Haddad

Mami, ku është shtëpia jonë?

E mori përbindëshi bir.

  • Mami, ku është babi?
  • Edhe atë e mori përbindëshi.
  • Pse? A nuk ka përbindëshi baba?
  • Jo. Përbindëshi është thjesht bir i urrejtjes së tij.
  • Çfarë ka nën rrënoja, mami?
  • Rrënoja të tjera dhe kufomat e fëmijëve të tu të palindur.
  • Mami, çdo bëhet me ëndrrat e mia?
  • Ëndrrat janë vetëm për përbindëshat i dashur.
  • Po ne çfarë na mbetet mami?
  • Sytë e botës teksa bën sehir duke parë lodrat e tua të copëtuara, i dashuri im.

    Joumana Haddad
    Poete dhe gazetare libaneze

    Nga: Elmaz Fida