Durimi, dhembshuria, falja, dashuria dhe butësia nuk e përjashtojnë drejtësinë

Vehap Kola

Kur mbireagojmë, kur kërcejmë si gjelat sapo na preket pak egoja, nuk mund ta shesim këtë për dinjitet.
Dinjiteti dhe egoja nuk kanë asgjë të përbashkët. Në fakt, dinjiteti është pikërisht respekti për gjërat e shtrenjta të tjetrit.
Pse e shkrova këtë do thoni ju. E shkrova sepse shoh shumë bashkëbesimtarë të mitë (shpeshherë edhe veten, kur ma kthen ndokush pasqyrën) që për mendjemadhësi e për pretendim madhështie konkurrojmë me djallin vetë.

Nga: Vehap Kola