Dy milionë raste në ditë në botë, por shumë më pak vdekje

Mike Tildesley

Në javën e parë të vitit, mesatarisht në ditë u regjistruan më shumë se dy milionë raste të Covid-19 në mbarë botën, dyfishi i javës së fundit të 2021, por vdekjet kanë rënë në minimum që nga tetori 2020, me një mesatare prej 6 237.

Këtë e tregojnë të dhënat e mbledhura nga AFP, sipas të cilave nga 1 deri më 7 janar infektimet e reja ditore ishin mesatarisht 2 106 118.

Që nga zbulimi i variantit Omicron në fund të nëntorit, pozitivët e provuar globalisht janë rritur gjithashtu me 270%.

”Varianti Omicron mund ta bëjë endemik Covid-19 në BM”, tha një këshilltar i lartë i qeverisë britanike për ”Times Radio”, raportoi ”Guardian”.

Mike Tildesley, nga Universiteti i Warwick-ut dhe anëtar i grupit Shkencor të Modelimit Pandemik të Influencës (SPI-M), vuri në dukje se mutacioni i fundit i virusit është më ngjitës, por më pak i rëndë se ai i mëparshmi.

“Ajo që mund të ndodhë në të ardhmen është shfaqja e një varianti të ri më pak serioz, falë të cilit, në terma afatgjatë, Covid-19 do të bëhej diçka e ngjashme me të ftohtin e zakonshëm me të cilin kemi jetuar deri tani”, theksoi ai. /atsh