Dy objektivat e Barçës

Arthur Melo dhe Frankie de Jong janë dy synimet e Barcelonës për verën e këtij viti.

Vera 2018 do të sjellë ndryshime të mëdha te Barcelona.Disa lojtarë priten të largohen, shkaku i minutazhes së vogël të dhënë nga trajneri Ernesto Valverde.

‘Mundo Deportivo’ raporton se mesfushori i Gremio, Arthur dhe ai i Ajaxit, De Jong, janë dëshirat e Barcelonës.Të dy këta janë nga 21 vjeçarë, dhe luajnë rolin e mesfushorit.