Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dy palestinezë të vrarë dhe 29 të plagosur në Gaza gjatë 24...

Dy palestinezë të vrarë dhe 29 të plagosur në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Dy palestinezë janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, një nga viktimat u vra gjatë kësaj periudhe, ndërsa personi tjetër ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra më herët. Ministria tha se viktima të tjera ndodhen ende nën rrënoja ose trupat e tyre janë nëpër rrugë, ndërsa ekipet e Mbrojtjes Civile Palestineze nuk kanë mundur të arrijnë tek ata.

Që nga fillimi i “armëpushimit”, Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 1,209 të vrarë dhe 3,943 të plagosur, ndërsa nga rrënojat janë nxjerrë 803 trupa.

Sipas të dhënave të ministrisë, numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i luftës së Izraelit në tetor 2023 ka arritur në 73,335 palestinezë të vrarë dhe 174,052 të plagosur. /mesazhi