Ministrat e Qeverisë së Edi Ramës dhe ata të Ramush Haradinajt, sot nga Korça do të jenë në Vlorë.
Në qytetin e flamurit sot do të ketë një varg aktivitetesh në mes të dy delegacioneve, për të shënuar kështu 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Manifestimeve në Vlorë sot I bashkohet edhe presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, i cili mbrëmë pasi bëri homazhe në Prekazin e Jasharajve ka thënë se po niset për në Vlorë për t’iu bashkuar festës mbarëkombëtare.
Sipas të gjitha gjasave në Vlorë sot nuk do të jetë kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj, pasi që atij I është dashur të kthehet në Kosovë pasi që ka një takim me sot zëvendës-ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper.
E njëjta është takuar gjatë ditës së djeshme me presidentin Thaçi, ,megjithatë zyra e kryeministrit deri më tani nuk ka konfirmuar për një takim të tillë.