Dy raste të reja me koronavirus në Serbi

Dy raste të infektuarve me koronavirus në Serbi.

Ministria e Shëndetsisë e Serbisë ka bërë të ditur se janë shënuar dy raste të reja të infektuarve me koronavirus.

Ministria dy herë në ditë publikon shënimet e testeve dhe rritjen eventuale të prekurve me koronavirus, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Lajmi i publikuar nga Ministria sqaron se njëri nga pacientët është një shtetas kinez i cili jeton në Beograd.

Deri sot në laboratorin Torlak janë testuar 108 persona.

Kurse, nga e hëna pasdite deri sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar pesë personale nga të cilët dy kanë dalë pozitiv.

Në total, në Serbi janë katër pacientë të infektuar me koronavirus.