Dy të vdekur dhe 32 raste me koronavirus në 24-orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përgjatë 24-orëve të fundit 2 qytetarë kanë vdekur si pasojë e komplikimeve të koronavirusit dhe 32 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me virusin.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të MSH-së, duke njoftuar se numri aktual i rasteve aktive është 591.

Njoftimi i plotë:

31 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 100.056 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 591