Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Situata me koronavirus në Kosovë po ashpërsohet ditët e fundit, pasi rastet kanë nisur të rriten mjaft shumë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur që në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona nga ky virus, shkruan lajmi.net.

Sipas Institutit, Brenda ditës janë konfirmuar edhe 12 raste të reja më koronavirus, ndërkohë që 204 pacientë janë aktivë me këtë virus.

Ndër të tjera, IKSHPK njofton se gjatë ditës së fundit janë shëruar 8 pacientë, të cilët kishin rezultuar pozitiv me koronavirus.