Dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në Kfar Rumman në jug të Libanit raportoi sot Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e vendit, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.
Izraeli ka goditur Libanin me sulme ajrore dhe ka nisur ofensivë tokësore në jug që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollahu më 2 mars.
Autoritetet libaneze thonë se të paktën 1.116 persona janë vrarë dhe 3.229 janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë.
Përshkallëzimi erdhi mes një ofensive të përbashkët të SHBA-së dhe Izrael ndaj Iranit, e cila ka vrarë më shumë se 1.340 persona që nga 28 shkurti. Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin dhe bazat amerikane në vendet e Gjirit.







