Dyshimet e kundërshtarëve të rinj kundrejt Sunetit

dr. Jusuf el-Kardavi (r.a)

Në ditët e sotme janë shfaqur kundërshtarë të rinj të Sunetit. Disa prej tyre nuk janë muslimanë, si për shembull misionarët dhe orientalistët. Kurse disa të tjerë janë muslimanë, por kanë mësuar prej tyre dhe janë ndikuar direkt apo indirekt prej tyre.

Këta kundërshtarë të rinj kanë përdorur të njëjtat armë që kanë përdorur kundërshtarët e vjetër dhe në të njëjtën kohë kanë shtuar edhe armë të tjera duke u frymëzuar nga kultura bashkëkohore. Të dyja këto palë, të ndihmuara e të financuara nga autoritete dhe institucione të fuqishme e komplotiste, janë grumbulluar dhe janë vërsulur me të gjitha forcat kundra Sunetit, librave, ekspertëve dhe metodave të tij. Mirëpo Allahu i Lartësuar ka zgjedhur që në mbrojtje të Sunetit të ketë dijetarë kompetentë të cilët i janë kundërvënë dyshimeve të skeptikëve me argumente të forta dhe trillimeve të sajuesve me të vërteta të pakundërshtueshme. Allahu i Lartësuar thotë:“Në këtë mënyrë, doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që kishin bërë ata, kështu që ata u mundën dhe u kthyen të dëshpëruar.”[1]

Në këtë konteskt, vlen të përmendim juristin, thirrësin, heroin, dijetarin e shquar Mustafa Sibai (Allahu e mëshiroftë) që i është kundërvënë trillimeve të tyre në librin e tij të mrekullueshëm “Es Sunetu ue mekanetuha fit teshri’il islami”. Lusim Allahun që t’ia ketë shpërblyer dhe t’ia ketë rënduar peshojën e veprave të mira.[2]

Autor: Jusuf Kardavi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure A’araf: 118 – 119.

[2] – Një dijetar tjetër është dijetari i shquar Mustafa El Adhmi që ishtë kundërvënë dyshimeve të Shahtit. Një tjetër dijetar është Abdurahman ibn Jahja El Malemij El Jemani, autor i librit “El Enuarul Kashifeh” që i është kundërvënë librit të Ebu Rijes. Një tjetër dijetar është Muhamed Abdurezak Hamzeh autor i librit “Dhulumat Ebi Rijeh”. Një dijetar tjetër është Muhamed Ebu Shebhe, autor i librit “Ed Difa annis Sunneh”. Një tjetër dijetar është doktor Uxhaxh Hatib, autor i librit “Es Sunnetu kablet teduini” si dhe libri i tij për Ebu Hurejren. E shumë e shumë dijetarë të tjerë të cilët është e vështirë të përmenden në këtë kontekst.