Mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në nëntë lokacione në komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se ky operacion policor i Prokurorisë Speciale lidhet edhe me rastin e vrasjes së doganierit lituan në Eulex në vitin 2013, Audrius Šenavičius.
Ndryshe, sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka parashtruar kërkesën në gjykatë për këtë operacione, janë duke u kryer bastisje në nëntë lokacione në këto dy komuna nën dyshimin e kryerjeve të veprave penale: “rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to, vrasje e rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.








