E konfirmon Fury: Ja sa para kam dhuruar për të pastrehët

Mbrapa në kohë, në muajin dhjetor, Tyson Fury kishte premtuar para duelit me Deontay Wilder se të gjitha milionat e fituara nga meçi do t’i dhuronte për bamirësi. Tyson Fury ka konfirmuar se ka dhuruar për bamirësi të gjitha fitimet nga dueli me kampionin e WBC. “Nuk kam shfrytëzuar shumë nga to. Unë kam dhënë edhe partë e fundit, por nuk e bëjë atë për t’u përmendur” ka thënë britaniku. “E bëjë atë për t’i ndihmuar njerëzit, por nuk dua të përmendëm për këtë. Nuk dua të emërohem ‘i mirë’” ka thënë tutje Fury. Ish kampioni i WBA, IBF, WBO dhe IBO, raportohet të ketë dhuruar rreth 7 milionë funte për të pastrehuarit. Fury ishte kthyer në ring për ndeshjen me Wilder, pas tri viteve mungesë, ku ishte përballur me depresion. Ai kishte përdorur lëndë narkotike, dhe kishte arritur në një pikë ku kishte menduar edhe vetëvrasjen. Por, britaniku është kthyer për të bërë një prej rikthimeve më të mëdha në historinë e sportit. Ai madje bëri edhe këtë veprim të jashtëzakonshëm duke dhuruar miliona për njerëzit në nevojë.