E rënë në Francë, kolegu vret katër policë me thikë

Një burrë me thikë ka vrarë katër oficerë policie jashtë selisë qendrore të forcave të sigurisë në Paris, raportojnë media franceze.

Sipas France 24, sulmuesi thuhet se ishte anëtar i forcave policore qe punonin brenda ndërtesës. Edhe ai u qëllua më pas nga policia.

Zona e Ile de la Cité – në qendër të Parisit – është mbyllur ndërsa Ministri i Brendshëm Francez, Christophe Castaner është duke qendruar në vendin e ngjarjes.

Sulmi i sotëm ka ndodhur rreth orës 13:00 sipas kohës lokale dhe vjen një ditë pasi policia franceze hyri në grevë si shënjë proteste për rritjen e dhunës ndaj policisë dhe rritjen e niveleve të vetëvrasjeve brenda forcave të rendit. /Mesazhi.com/