E rrezikshme të lejosh dikë t‘i interpretoj ëndrrat tua!

Hoxhë Halil Avdulli

Kjo thënie fisnike e Muhamedit alejhi selam, vjen në mënyrë metaforike, në të cilën një objekt ose një situatë përfaqësohet me një imazh specifik në mënyrë që të sjellë më afër kuptimin e synuar.
Kuptimi i dukshëm i hadithit tregon se ëndërra e muslimanit nuk ka një interpretim specifik dhe fiks, ai është i lirë të zgjedhë se si do ta interpretoj, (interpretim të mirë, apo të keq).
“Vetëm pejgamberët kanë qenë të autorizuar të interpretojnë ëndrrat”.
Si mund t’i lejojmë vetes tonë, një ëndërr që kemi parë ne vet, të na interpretoj dikush tjetër.
Të jetosh në dritën e një ëndrre që dikush interpreton për ty, është tregues i një personaliteti në lodhje dhe një mendje në prishje. Mos kërkoni interpretime të ëndrrave tuaja nga askush, sepse atëherë do të jeni në mëshirën e atij interpretimi..
Nëse dikush ju ka interpretuar ëndrren dhe ju keni pranuar atë interpretim madje jeni përgatitur për të, atëherë patjetër që mund të ndodh.
E njejta gjë është me ngjarjet që na rrethojnë në jetë, ose i interpretojmë ato në mënyrë pozitive ose negative, zgjedhja është e jona.
Njerëzit naiv shpesh janë të lumtur, kështu që nëse doni të jeni të zgjuar duhet të jeni edhe naiv edhe të vetëdijshëm në të njëjtën kohë.
*Shprehni gjërat negative në një mënyrë spontane.
*Mos i rrisni shumë pritjet tuaja.
*Mësoni aftësinë e interpretimit naiv të ngjarjeve negative.
*Fati është interaktiv, jo statik.

Nga: Halil Avdulli