E si ti dalim nga borxhi atyre që s’blihen dot me para!

Prof. Ekrem Maqedonci

Rëndom, njeriu si krijesë e Zotit në tokë, është i obliguar të jetë mirënjohës e të ketë konsideratë ndaj vlerave dhe të bëmave të tjerëve, pa marr parasysh ku jeton, dhe sa jeton.

Mirëpo borxhin më të madh e ka ndaj tri komponentëve të cilat nuk blihen dot me pasuri, ngase janë më të shtrenjta se vetë pasuria. Madje madje, komponentët e tilla, për njeriun bujar e patriot, nuk bëhen asnjëherë pjesë e kompromisit, por ai i përkushtohet qe nga fillimi besatimit të sinqertë dhe konsideratës së lartë ndaj tyre.

E cilat komponente mund të jenë tjetër përveç: Fesë, Atdheut dhe Familjes.

Kjo për faktin se Feja çdo herë na urdhëron vetëm për mirë, e ne nganjëherë dimë të mos jemi të tillë.

Atdheu i shtrenjtë, ndaj të cilit obligohemi të jemi vetëm produktiv, e ne nganjëherë dimë të jem edhe destruktiv në raport me të.

Familja e cila nuk jetohet pa të, e ne nganjëherë nuk ia dijmë vlerën dhe nuk ndajmë nga koha jonë e çmueshme për të.

Nga: Ekrem Maqedonci