E thjeshtë dhe e shijshme, ja si të përgatisni supë me peshk

Kur mendoj supën me peshk, gjithmonë kujtoj recetën e mamit që është me pak përbërës dhe shumë shumë e mirë.

Përbërësit për 4-5 racione : 2 peshq levrek (500-600 g), një qepë e thatë, 2-3 patate, një tufë majdanoz, lëngu i gjysmë limoni, 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe .1 lugë e vogël kripë

Përgatitja: Vendosim peshkun në tenxhere, shtojmë ujë dhe një lugë çaji kripë, e lemë të ziejë 5-7 minuta. E nxjerrim të ftohet. E pastrojmë nga lëkura dhe halat. Lëngun e kullojmë. Skuqim qepën e grirë imët sa të zbutet. Shtojmë patatet në copa të vogla dhe lëngun e peshkut dhe i lemë të ziejnë sa të zbuten. Në minutat e fundit shtojmë peshkun dhe majdanozin e grirë. Nëse e duam pak të trashë, shtypim me lugë një pjesë të patateve të supës. Përziejmë vajin e ullirit me lëngun e limonit dhe ia shtojmë supës. Sigurisht shijon më shumë e ngrohtë. Nëse jeni fansa të perimeve, mund të shtoni dhe kunguj të njomë dhe karrota e selino. Ju bëftë mirë!

Kjo pjatë u përgatit nga Si_shijon