Shkenca moderne po tregon se të qarët nuk është thjesht një reagim emocional, por një proces natyror që ndihmon trupin të përballojë stresin.
Lotët që derdhen nga emocionet janë të ndryshëm nga lotët refleks dhe lidhen drejtpërdrejt me përpunimin e ndjenjave të forta si trishtimi, frika apo lehtësimi emocional.
Ekspertët shpjegojnë se gjatë të qarit aktivizohet sistemi nervor parasimpatik, i cili ndihmon trupin të qetësohet pas tensionit, shkruan Verywell Mind.
Në të njëjtën kohë, çlirohen hormone si oxitocina dhe endorfinat, të njohura për rolin e tyre në përmirësimin e humorit dhe uljen e dhimbjes emocionale dhe fizike.
Të qarët, sipas Verywell Mind, ndihmon gjithashtu në uljen e nivelit të stresit dhe në rregullimin emocional. Shumë njerëz ndihen më të lehtësuar pas një periudhe të qarash, pasi trupi kalon nga gjendja e ngarkesës emocionale në një gjendje më të balancuar dhe të qetë.
Përveç përfitimeve biologjike, lotët kanë edhe një rol social.
Ato shërbejnë si sinjal për nevojë për mbështetje dhe afërsi, duke nxitur empatinë dhe lidhjet njerëzore. Në këtë mënyrë, shkenca konfirmon se të qarët nuk është shenjë dobësie, por një pjesë e rëndësishme e shëndetit mendor dhe emocional.








