(Qerim Lita, “E vërteta mbi ngjarjet e Bit Pazarit 1992”, botoi Komuna Çair, Shkup, 2026)
Nga Hysen Matoshi
Qerim Lita është autor i njohur në mbarë hapësirën shqiptare. Vëllimi dhe dinamika e publikimeve të tij e identifikojnë si njërin ndër emrat më të pranishëm në jetën tonë shkencore. Përveçse autor i shumë kontributeve historiografike me peshë, një meritë e jashtëzakonshme e tij është edhe pasurimi i bazës burimore për një historishkrim të mirëfilltëkombëtar e me premisa të qëndrueshme shkencore. Veçmas në këtë plan shquhet për punën e tij ngulmuese, e besa edhe sakrifikuese, lidhur me publikimin e lëndës arkivore, shpeshherë edhe nëpërmjet përkthimit të saj në gjuhën shqipe, me çka e ka zgjeruar bazën dokumentare të kontributeve të shkencës që ka në fokus historinë kombëtare të shqiptarëve.
Sot për sot nuk njoh ndonjë studiues shqiptar që të ketë sjellë vëllim kaq të madh dhe bazë kaq të gjerë dokumetare – arkivore lidhur me shqiptarët, veçmas lidhur me ata që kanë mbetur jashtë trungut të shtetit amë. Janë dhjetëra vëllime të këtilla, që përfshijnë hapësira të ndryshme shqiptare, periudha historike, personalitete, zhvillime që janë shenja të rëndësishme të epokave të historisë sonë kombëtare.
Rrjedhimisht, në saje të sjelljes së lëndës dokumetare, e vërteta ka folur më bindshëm edhe nëpërmjet korpusit historiografik të autorëve të tjerë shqiptarë, por edhe të albanologëve që e përdorin shqipen si gjuhë burimesh. Referencialiteti i punës kërkimore të Qerim Litës është bërë një fakt i pamohueshëm, ndërsa veprimtaria e tij dokumentare e arkivore e ka lehtësuar qasjen në burime dhe i ka bërë më bindëse përfundimet e historiografisë shqiptare. Megjithatë, sot do të flasim për një kontribut në të cilin përputhen në njëtërësi të pandashme aspekti dokumentar i lëndës me analizën dhe sintezën e përgjithshme shkencore të një ngjarjeje të rëndësishme dhe me peshë në historinë e qytetit të Shkupit, madje përgjithësisht të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Fjala është për librin “E vërteta mbi ngjarjet e Bit Pazarit (1992)”që trajton një ndodhi sa historike po aq edhe aktuale. Historike për faktin se si e zhvillim po mbush tri dekada e gjysmë, pra një distancëkohore që kap përmasat e verifikimit në kronologjinë e gjithmbarshme të ngjarjeve, por që, megjithatë, me dimensionin e saj të përjetimit, të dhembjes, të jehonës e të tronditjes së qenies kombëtare të shqiptarëve të këtij nënqielli, si kujtesë kolektive, mbetet aktuale si një plagë e afërt dhe e pashëruar, një e vërtetë e pohuar gjysmëzëshëm, për të mos thënë e anashkaluar krejtësisht. Pikërisht për këtë themi se motivi autorial, sikurse del nga kryefjala e kësaj vepre,ështëe vërteta lidhur me një moment historik, në fakt me një ngjarje tragjike, e cila atëbotë e tronditi paqen e brishtë në shtetin e sapokrijuar.
Është krejtësisht absurde që shteti i ri, me pak muaj jetë pavarësie, po vijonte të zbatonte praktikat e vjetra të ish-Jugosllavisë, metodat dhunuese tëcilat për dekada ishin aplikuar mbi popujt josllavë e në rend të parë mbi shqiptarët autoktonë. Është pritur që të kalonte një kohë e gjatëashtu që Bit Pazari të kishte një epilog vërtetësie të bazuar në burime, në dokumente, në perceptimin faktorëve të ndryshëm politikë, institucionalë, qofshin të vendit,qofshin të rajonit e më gjerë dhe sidomos në përjetimin e pjesëmarrësve, kujtesa aktive e të cilëve e bën këtë libër edhe më të plotë, më tëbindshëm, madje edhe më të ndjeshëm, përkatësisht më të veçantë.
Në planin strukturor vepra e Qerim Litës “E vërteta mbi ngjarjet e Bit Pazarit (1992)” ka një formësim që është rezultat i përvojës autoriale në sferën e shtrirjes së lëndës studimore dhe sidomos rezultat i rendit logjik të argumentimit e të nxjerrjes së përfundimeve, duke u mbështetur katërçipërisht në burime të verifikueshme. Ky procedim parimor e metodologjik e bën dallimin ndërmjet një kontributi të rëndomtë informativo-publicistik dhe të një vepre të mirëfilltë shkencore nëfushën e historiografisë. Fillimisht autori i ka kushtuar vëmendje kontekstit më të gjerë historik, politik, social, konstitucional e kulturor të kësaj ngjarjeje, duke e parë në një ndërlidhmëri kushtëzuese. Pra, nuk është një hyrje e drejtpërdrejtënëçështjen e ndodhisë tragjike të Bit Pazarit, në të cilën u humbën katër jetë, u plagosën rëndë dhjetëra qytetarë shqiptarë dhe u burgosën, keqtrajtuan e dënuan një numër i madh i tyre. Një kronikë dhune e prezantuar këtu si uvertyrëofron fakte të qarta për ndërhyrjen brutale të policisë së shumënumërt maqedonase në Ladorisht të Strugës, ku ishin arrestuar dhjetëra shqiptarë, sikundër edhe në pjesë të tjera si në Dibër, Luboten, Kumanovë etj. Bit Pazari, sikurse del nga trajtimi kontekstual, më parë se një përplasje rastësore ndërmjet policisë maqedonase dhe protestuesve shqiptarë, ishte një kundërpërgjigje për atë që kishte ndodhur disa muaj më parë, kur, pas shkatërrimit të Jugosllavisë dhe pas mbajtjes së referendumit për pavarësinë e Maqedonisë, popullata shqiptare ishte përcaktuar për autonomi politiko-territoriale nëMaqedoni gjithnjë nësuaza të së drejtës për vetëpërcaktim, të cilin shqiptarët po e deklaronin si vullnet politik, për herë të parë,në referendumin e 11 dhe 12 janarit të vitit 1992.Pa e mohuar dimensionin e dhunës së pashembullt, e të dokumentuar gjithanshëm në këtë libër, themi se rëndësia e Bit Pazarit është historike, ngase ishte përgjigje e dhunshme e autoriteteve të kohës përballë kërkesave politike të popullatës shqiptare, ishte paralajmërim i një konflikti të armatosur të përmasave më të mëdha. Vitet në vijim,veçmas përplasjet lidhur me themelimin e Universitetin e Tetovës, do ta dëshmonin këtë qasje aspak civilizuese të autoriteteve maqedonase.
Është krejt e kuptueshme që të dhënat nga versionet e publikuara zyrtare dallojnë ndjeshëm nga ato që i prezantojnë burimet shqiptare dhe burimet e pavarura, duke bërë përpjekje për t’i minimizuar pasojat dhe për t’i paraqitur ato si veprime në suaza të incidenteve të shkaktuara. Autori Qerim Lita, ndonëse i ka sjellë burimet zyrtare dhe reagimet e politikës maqedonase, i ka vënë ato përballë të vërtetës së pohuar nga mekanizma të tjerë, sikundër janë faktori politik, shqiptar dhe ai huaj, por edhe mediet të cilat i kushtuan vëmendje të veçantë kësaj ngjarjeje. Natyrisht brutaliteti i përdorimit të aparatit shtetërorështë dëshmi e një qasjeje kundër shqiptarëve, pavarësisht se tani Republika e Maqedonisë ishte subjekt i ndarë nga Jugosllavia dhe pavarësisht se ideologjia komuniste i kishte bërë vend sistemit shumëpartiak si formë e re, e lirëdhe demokratike e organizimit politik dhe ideologjik të qytetarëve të saj.
Merret vesh një vlerë e shtuar e këtij libri janë edhe dëshmitë e atyre që e panë me sytë e tyre, ose që e përjetuan në lëkurën e tyre, këtë dhunë të pashembullt shtetërore ndaj qytetarëve tëcilët po protestonin pikërisht kundër zullumit të instrumentalizuar policor. Ndonëse burojnë nga individë, këto deklarata e ofrojnë më mirë se sa dokumentetet e kohës klimën tmerruese të Bit Pazarit. Nuk është nevojshme të jesh i kësaj ane apo i anës tjetër që të mos e krijosh një empati minimale për dhembjet që shkaktoi kjo qasje brutale dhe me pasoja larghedhëse negative në raportet vijuese maqedonaso-shqiptare.
Maqedonia, e cila mrekullisht kishte shpëtuar nga lufta, me këtë përmasë dhune, po i hynte një aventure me pasoja të papara për banorët e saj dhe për rajonin përgjithësisht. Hasmërimi i këtillë, me të drejtë, nxiti revoltën e përgjithshme tëpopullatës shqiptare të Maqedonisë, por edhe reagimin e Shqipërisë dhe faktorit politik të Kosovës, duke e konsideruar si të papranueshme dhunën e shfrenuar në ngjarjet e Bit Pazarit.
Vlera dokumentare e librit, krahas asaj analitike e sintezuese, është një meritë tjetër e autorit. Lidhur me Bit Pazarin, përposinformatave policore, janë sjellë dëshmi nga debatet qeveritare e parlamentare, sikundër edhe materialet përkatëse nga instancat gjyqësore, me të cilat, për një kohë të gjatë, u përballën shqiptarët e arrestuar. Botimi i tyre është një vlerë e shtuar jo vetëm për të vënë në pah autenticitetin e dokumenteve që prodhuan institucionet ligjvënëse, qeverisëse e ligjzbatuese, por edhe për të dëshmuar për narrativin diskualifikues që mbizotëronte në raport me viktimat. Kështu, bie fjala, në aspektin e definimit terminologjik për Ministrinë e Punëve të Brendshme viktimat nuk ishin të vrarënga goditjet me plumba, por “persona që humbën jetën në këto ngjarje tragjike”, ndërsa protestuesit kundër dhunës policore identifikoheshin si “pjesë e popullsisë kriminale nga kombësia shqiptare” etj. Po në konteskt të dokumetimit tëkësaj ngjarjeje me interes janë edhe fotografitë në të cilat dëshmohen pasojat e dhunës policore. Ruajtja e tyre përbën vetëdije qytetëruese, ndërsa ato janëprovë e gjallëlidhur me shkallën e shfrenuar të dhunës që shpërfaqet në pamje të shqiptarëve të mavijosur e me lëndime nëpjesë të ndryshme të trupit, pamje tërrugëve të përgjakura dhe shkatërrimeve të pronave, gjithnjë si pasojë e ndërhyrjes sitematike policore.
Duke përfunduar, them se Qerim Lita me këtë simbiozë shkencore-dokumentare, ka bërë një punë jashtëzakonisht të rëndësishme, ka shpalosur të vërtetën e dokumentuar mbi ngjarjet tragjike të Bit Pazarit. Megjithatë, që e vërteta të flasë zëshëm dhe bindshëm është e nevojshme edhe mbështetja institucionale dhe përgjithësisht shoqërore, ndaj të gjithë ata që e kanë përkrahur autorin, në cilëndo mënyrë, kanë meritatë veçanta.Në këtë kontekst mbështetja nga kryetari Izet Mexhiti, përkatësisht Komuna e Çairit, ka qenë jetike. Gjej rastin ta përgëzoj kolegun tonë të vyer për profesionalizmin, guximin, këmbënguljen dhe durimin, që përgjithësisht e karakterizojnë në punën e tij për nxjerrjen në dritë të së vërtetës historike, e cila, sikurse pohonte një filozof (Ajn Rand), dikur moti, nuk u përket të gjithëve, u përket vetëm atyre që e kërkojnë.
Gjithashtu, uroj që kjo e vërtetë, përveçse një homazh për të gjithë ata që pësuan, të na shërbejësi një mësim për këdoqë jeton në hapësirën e Ballkanit; uroj që të bëhet motiv dhe parim jetësor që fatlumninë tonë të mos e identifikojmë në fatkeqësinë e tjetrit. /koha.mk








