E vranë dhe më pas e djegën, detaje të reja për rastin në Skënderaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e djeshëm ku një person u gjet i vdekur brenda një veture në Skënderaj.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për lajmi.net se rasti është duke u cilësuar si vrasje e rëndë.

Kjo për faktin se siç ka bërë të ditur Zahiti, në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të plumbave.

Nga dyshimet e para, dyshohet se viktima është një 48 vjeçar.

“Vepra është cilësuar si vrasje e rëndë nga fakti se në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. Viktima dyshohet se është 48 vjeçar, ndërkaq që trupi është dërguar në obduksion”, ka thënë ai.

Ndërkaq që ai po ashtu ka bërë të ditur se ende nuk është bërë identfikimi i saktë i viktimës për shkak se trupi i tij ka qenë i karbonizuar.