Edhe çmimet, edhe prodhimi bujqësor shënon rënie

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për tremujorin e parë (TM1 2018).

Sipas këtij raporti, në tremujorin e parë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka shënuar rënie (- 1.27%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, sikurse edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore (-3.72 %).

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për -1.81%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.