Edhe dy raste të konfirmuara me koronavirus, shkon në 19 numri i të infektuarve në Kosovë

Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2112 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 727 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 17.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 12.309 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 519 udhëtarë, Merdare 4.596, Vërmicë 3.380, Jarinje 812, Dheu i Bardhë 732, Hani i Elezit 1.080, Kullë 674, Qafë Morinë 41, Bërnjak 322, Qafë Prush 28, Muçibabë 124 dhe Glloboçicë 1