Edhe gjermanët vjedhin… shkallët e pallatit!

SONY DSC

ATSH/ – Për të shprehur pakënaqësinë për shitjen e detyrueshme të pallatit ku banonte, në Munich, një qiramarrës gjerman hoqi shkallën nëpërmjet së cilës banorët hynin në ndërtesë.

Ai zhvidhosi të gjitha vidat që lidhnin shkallën e jashtme prej hekuri me katin e parë të ndërtesës.

Pronari e kishte ndërprerë kontratën e tij të qiramarrjes pa e njoftuar më parë, gjë për të cilën gjykata e Munich u shpreh të premten se ishte e drejta e tij për ta bërë.

Pronari i ri e kishte blerë të gjithë shtëpinë gjatë një shitje prone ku i zoti kishte humbur të drejtën mbi pronën e vënë në hipotekë.

Qiramarrësi i apartamentit prej dy dhomash kishte reaguar ndaj shitjes duke çmontuar shkallën e jashtme me të cilën banorët hynin në ndërtesë.

Në gjyq, qiramarrësi pretendonte se kishte paguar për shkallët dhe për këtë arsye ato i përkisnin atij dhe ai kishte të drejtë t’i çmontonte.

Por, gjykata e vlerësoi ndryshe këtë çështje dhe vendosi ta konsiderojë veprimin e tij vjedhje sepse pas shitjes pronari i ri merrte në zotërim të gjithë pronën, përfshirë shkallët.

“Gjykata është e bindur se heqja e shkallëve ishte bërë me qëllim vetëm për të mbajtur paditësin përkohësisht jashtë shtëpisë”, thuhet në një njoftim të gjykatës.