Edhe katër viktima nga Covid-19 në Kosovë, gjithsej 12 për 24 orë

Katër persona me Covid-19 kanë vdekur në Klinikën Infektive, trupat e të cilëve posa janë larguar nga mjekësia ligjore raporton KP.

Policia ka dal në vend të ngjarjes, duke rrethuar hapësirën e klinikës.

Ndërkohë, dyshohet se viktimat kanë vdekur në Infektivë për shkak se mbrëmë pas mesnatës ka pas ndërprerje të oksigjenit qendror.