Edhe Microsoft bie pre e grupit famëkeq të hakerëve

Në një postim në blog në sajtin e sigurisë Microsoft tha se ka gjurmuar grupin Lapsus$ prej disa javësh dhe metodat e tyre të përdorura për të kompromentuar sistemet e viktimave.

Grupi i hakerëve Lapsus$, i njohur për hakimet e Nvidia e Samsung, këtë javë pretendoi se kishte hakuar edhe Microsoft. Grupi postoi në internet një skedar të thoshte se ka kodin burimor të pjesshëm të Bing dhe Cortana në një arkivë me madhësi prej 37GB.

Pas një hetimi Microsoft konfirmoi se grupi kishte kompromentuar “një llogari të vetme” dhe vjedhur pjesë të kodit burimor të disa prej produkteve të saj.

Në një postim në blog në sajtin e sigurisë Microsoft tha se ka gjurmuar grupin Lapsus$ prej disa javësh dhe metodat e tyre të përdorura për të kompromentuar sistemet e viktimave.

Sipas Microsoft Threat Intelligence Center, grupi kishte arritur të fitonte akses në serverët e kompanisë duke vjedhur kredenciale. Microsoft beson se kodi burimor i vjedhur nuk përbën rrezik të madh dhe se ekipet e përgjigjes kibernetike të kompanisë ndërprenë operacionin e hakerëve në mes.

Grupi i hakerëve Lapsus$ ka qenë në një fushatë agresive muajt e fundit duke pretenduar hakimin e Okta, Samsung, Ubisoft, Nvidia dhe tashmë edhe Microsoft. /PCWorld Albanian