Edhe një kompani arabe hap linjën direkte për Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kompania më e madhe ajrore nga muaji dhjetor 2021 do të lëshojë në qarkullim fluturimet direkte me Izraelin.

Fluturimet e kompanisë “Emirates” do të jenë në baza ditore midis Dubait dhe Tel Avivit.

Të dyja vendet kanë normalizuar raportet në dhjetor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë kanë bërë hapa në drejtim të thellimit të bashkëpunimit.

Kompania ajrore me bazë në Dubai, një nga më të mëdhajat në botë, tha se shërbimi i ri që do të nisë më 6 dhjetor.

“Me këtë datë do të jetë ulja jonë e parë në Izrael”, tha menaxherja e marrëdhënieve me publikun e linjës ajrore, Rula Tadros.

Transportuesi me kosto të ulët Flydubai nisi fluturimet e para komerciale midis Tel Avivit dhe Dubait vetëm disa muaj pas arritjes së marrëveshjes vitin e kaluar.

Edhe kompanitë Etihad me bazë në Abu Dhabi dhe transportuesi izraelit, Arkia, gjithashtu ofrojnë fluturime të rregullta.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, të ndjekur menjëherë më pas nga Maroku dhe Sudani, vitin e kaluar normalizuan lidhjet me Izraelin.

Marrëveshjet u ndërmjetësuan nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken bëri thirrje më 17 shtator 2021 që shumë vende arabe ta njohin Izraelin.

Shtetet arabe prej kohësh kishin refuzuar të vendosin lidhje me Izraelin, duke thënë se çdo normalizim duhet të varet nga zgjidhja e konfliktit palestinez. /rel