Edhe Prishtina mëson kundërshtarin në Europa League

Fituesja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina do të ballafaqohet me skuadrën Europan të Gjilbraltarit, në rundi e parë preliminar të Europa League.

Në Nyon të Zvicrës sot është bërë tërheqja e shortit për sfidat e para kualifikuese në Europa League, raporton RTKLive.

Skuadra e Prishtinës, e cila për të dytën herë përfaqëson Kosovën në këtë garë masovike, në ndeshjen e parë do të sprovoj forcat me skuadrën nga Gjilbraltari, Europa.

Skuadra jonë ndeshjen e parë e luan në udhëtim më 28 qershor, kurse, takim i kthimit luhet më 5 korrik.