Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Egjipt, arrestime masive për të shtypur protestat antiqeveritare

Egjipt, arrestime masive për të shtypur protestat antiqeveritare

Burime opozitare njoftojnë se të paktën 20 figura opozitare dhe akademikë janë arrestuar në Egjipt si pjesë e masave më të gjera ndaj disidentëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Vargu i arrestimeve ndodh para protestave të planifikuara për të premten kundër presidentit të Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi, i cili erdhi në pushtet në vitin 2014 pas një grushti shteti me të cilin u rrëzua nga pushteti presidenti i parë i vendit i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi. Morsi ndërroi jetë më herët gjatë vitit gjatë seancës gjyqësore, pasi kaloi disa vite në paraburgim.

Javën e kaluar, qindra qytetarë të Egjiptit dolën në rrugë për të protestuar kundër vështirësive ekonomike për shkak të masave të vazhdueshme shtrënguese. 

Nour Farhat, profesor i juridikut, në një postim në rrjetet sociale tha se mbrëmjen e së martës akademiku Hazim Housni ishte arrestuar dhe se akoma nuk dihej vendndodhja e tij.

Farhat kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm, si dhe mundësimin e avokatëve.

Partia Istiklal, që po mbështet protestat antiqeveritare, në një njoftim me shkrim tha se 20 anëtarë të lartë të partisë janë arrestuar, duke përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm Magdy Qorqor.

Figura të tjera opozitare gjithashtu konfirmuan arrestimet. 

Hamza Zouba, një lider i Vëllazërisë Muslimane, tha se Hasan Nafaa gjithashtu është arrestuar. Nafaa merrte pjesë në protestat e “Pranverës Arabe” kundër Hosni Mubarakut, i cili kishte qeverisur me vendin për pothuajse tre dekada.

AA nuk arriti të merr përgjigje nga autoritetet egjiptiane në lidhje me arrestimet.