Egjipt, vazhdon nxjerrja e statujave 3.300 vjecare

KAJRO (AA) – Kanë vazhduar gërmimet në lindje të Kajros, kryeqytetit të Egjiptit, ku javën e kaluar u zbuluan dy statuja të faraonit nga periudha e lashtë e Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi arkeologjik ka vazhduar me nxjerrjen e pjesëve të statujave të cilat supozohet se i përkasin faraonit të Egjiptit, Ramzes II.

Para pak ditesh, Ministri egjiptian i Monumenteve Historike Halid Anani, në një deklaratë me shkrim tha se arkeologët egjiptianë dhe gjermanë të cilët kryejnë gërmime në rajonin Ajn esh-Shems që ndodhet në ish-qytetin Evn në lindje të Kajros, pranë tempullit Ramses II kanë gjetur dy statuja mbretërore që i përkasin familjes 19 që kanë drejtuar Egjiptin e lashtë (1292-1190 p.e.s).