Egjipt, vritet një polic në një sulm të armatosur

Në një sulm të armatosur ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Kajro të Egjiptit, u vra një polic dhe dy të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat egjiptiane raportojnë se persona të panjohur në orët e vona të natës kryen një sulm në zonën En-Nizah.

Në konfliktin që pasoi, një polic u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Të plagosurit u transportuan në spitalin më të afërt ndërsa në vijim janë hetimet dhe analizat e kamerave të sigurisë për të gjetur autorët e sulmit.

Ministria egjiptiane e Punëve të Brendshme ende nuk është prononcuar rreth rastit.