Ekipi olimpik i xhudos niset për Kosovë

Ekipi olimpik i xhudos është nisur për në Kosovë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur KOK i cili ka plasuar një video nga nisja për në Kosovë.

Ndërsa edhe zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi ka njoftuar se mbërritja në Kosovë pritet të ndodhë të hënën rreth orës 20:00.

“Ekipi olimpik i xhudos do të niset nesër (e diel) për në Kosovë, ndërsa arritja bëhet të hënën në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, në ora 19:50. Kampionet olimpike meritojnë që t’i pritni në mënyrën më të mirë të mundshme, në aeroport ose në sheshin e Prishtinës, i cili meriton të stërmbushur”, ka shkruar në Facebook, zëdhënës i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi.