Ekipi i TRT World lirohet nga burgu në Mianmar

Gazetarët që punonin për televizionin shtetëror turk TRT World u liruan të enjten pasi vuajtën dënim me dy muaj burg në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lau Hon Meng dhe Mok Choy Lin, gazetarë për kanalin e lajmeve në gjuhën angleze TRT World, u burgosën më 10 nëntor pas një arrestimi më 27 tetor për posedimin të një droni.

Sipas faqes së internetit të TRT World, një gjykatë e Mianmarit të enjten ka hedhur poshtë akuzat shtesë kundër anëtarëve të ekuipazhit dhe përkthyesit të tyre lokal të pavarur Aung Naing Soe dhe shoferit Hla Tin para lirimit të të katërve.

Lirimi i tyre ishte planifikuar për 5 janar, thuhet nga kanali.

Në një deklaratë menjëherë pas arrestimeve, TRT World tha se Ministria e Informacionit e Mianmarit ishte informuar më parë në lidhje me planet e filmimit të ekuipazhit.

Nga TRT thuhej se dy gazetarët mbërritën në Yangon më 21 tetor me viza gazetarësh, dhe e kishin përdorur dronin në vende të ndryshme përpara arrestimit të tyre.

Ndërkaq, të mërkurën, autoritetet vazhduan kohëzgjatjen e arrestit të dy gazetarëve të Reuters të arrestuar më 12 dhjetor për “shkelje të sekreteve shtetërore” dhe gjykimi i ri u caktua për 10 janar.