Ekzekutivi famëkeq i FTX Sam Bankman-Fried del sot përpara gjykatës

Bankman-Fried nuk pranon fajësinë për 7 akuza për mashtrim dhe konspiracion. Ai thotë se ka pasur keqmenaxhim por jo vjedhje të parave.

Sam Bankman-Fried po përgatitet të dalë përpara gjykatës ditën e Marte për tu përballur me akuzat e vjedhjes së miliarda dollarëve nga konsumatorët e bursës së tij të kriptomonedhave FTX pothuajse një vit nga kolapsi i kompanisë së tij që dëmtoi jo vetëm tregjet por edhe vetë reputacionin.

Prokurorët federalë thonë se ish miliarderi 31 vjeçar ka përvetësuar paratë e konsumatorëve të FTX që nga themelimi në 2019-ën deri në Nëntor të 2022 kur kompania e tij shpalli falimentin, në mënyrë që të financonte operacionet e kompanisë tjetër të tij Alameda Research, që të blinte prona luksoze dhe të dhuronte më shumë se 100 milionë dollarë kandidatëve politikë Amerikanë.

Bankman-Fried nuk pranon fajësinë për 7 akuza për mashtrim dhe konspiracion. Ai thotë se ka pasur keqmenaxhim por jo vjedhje të parave.

Hapi i parë në gjykatë do të jetë përzgjedhja e jurisë prej 12 anëtarësh të cilët do të vendosin për fatin e Bankman-Fried. Gjyqi pritet të zgjasë deri në 6 javë ku do të dëshmojnë tre ish anetë të rrethit të afërt të Bankman-Fried të cilët vetë kanë pranuar fajësinë dhe bashkëpunuar me drejtësinë.

Rasti i Bankman-Fried është profili më i lartë i një çështjeje sjellë kundër një ish ekzekutivi të industrisë kripto.