Elon Musk: Në fluturimin e radhës do të përmirësojmë tualetin

Elon Musk deklaroi se fluturimi tjetër turistik i qytetarëve në hapësirë do të ketë përmirësime të reja. Një ndër përmirësimet që ka deklaruar është tualeti, pasi u shpreh se grupi i parë pati “disa sfida”me të.

Musk nuk i hyri shumë detajeve se cili ishte problemi. Njeriu i dytë më i pasur në botë takoi nga afër ekipin “Inspiration4” që fluturoi në hapësirë për t’i uruar personalisht. Gjithsesi, çështja e tualetit u cek nga komandanti i ekipit, Jared Isaacman.

Nuk ka shumë privatësi. Ka një perde që të ndan nga pjesa tjetër e raketës. Madje, ndodhet pranë kupolës së xhamit, kështu që kur të duhet patjetër të përdorësh tualetin, ka një pamje fantastike”, tha ai.

Megjithatë, Musk njoftoi se herën tjetër do të ketë një furrë për të ngrohur ushqimin, si edhe Starlink Wifi./tvklan.al