Elon Musk paditet në gjykatë për manipulimin e vlerës së Dogecoin

Përgjatë viteve Musk me qëllim ka rritur vlerën e Dogecoin me 36000 përqind dhe pastaj e ka lënë të shkojë në tatëpjetë thotë padia.

Mbani mend kur Elon Musk ndryshoi logon e Twitter duke vënë Doge në vend të tij? Doge është qeni shiba inu i kriptomonedhës Dogecoin.

Kjo lëvizje mund ti kushtojë shtrenjtë Musk. CEO i Twitter dhe Tesla është akuzuar për tregtim të brendshëm dhe manipulim të çmimit të Dogecoin.

Sipas Reuters, investitorët pretendojnë se Musk ka përdorur influencën e tij në Twitter, TV dhe influencerët me pagesë online për të përfituar në kurriz të tyre.

Musk ka qenë një zë i fortë i Dogecoin prej vitesh duke shkaktuar shpeshherë rritje të vlerës së saj. Për shembull në 2019-ën ai tha se ishte kriptomonedha e tij e preferuar.

Gjithashtu foli në favor të Dogecoin në SNL e madje tha se do të lançonte një satelit quajtur Doge-1 në Hënë. Madje në një periudhë konsideroi të lejonte konsumatorët të blejnë makina Tesla duke përdorur Doge.

Mbrëmjen e së Mërkures një padi e dërguar në gjykatën federale të Manhattan pretendonte se Musk ka shitur 124 milionë dollarë Dogecoin në Prill pasi zëvendësoi logon e Twitter me logon e Dogecoin duke çuar në rritjen e saj me 30 përqind.

Përgjatë viteve Musk me qëllim ka rritur vlerën e Dogecoin me 36000 përqind dhe pastaj e ka lënë të shkojë në tatëpjetë thotë padia.

Lançuar fillimisht në 2013-ën nga inxhinierët e softuerit Billy Markus dhe Jackson Palmar si një version i kriptomonedhës tjetër quajtur Litecoin, Dogecoin nisi si një shaka po të krijoi një bazë ndjekësish gjatë viteve.

Aktualisht është kriptomonedha e 9-të më e madhe në botë me 10 miliardë dollarë vlerë tregu.